Twitter krijon ikonën e re për koronavirusin

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 22:32 | Lifestyle

Twitter ka krijuar së fundmi një emoji të ri për larjen e duarve për t’iu kujtuar britanikëve që të praktikojnë një higjienë më të mirë përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Emoji aktivizohet në postimet tuaja në Twitter nëse përdorni një nga hashtag-ët e mëposhtëm — #HandWashing, #HandWashChallenge, #SafeHands ose #WashYourHands.

Personave iu sugjerohet të lajnë duart e tyre të paktën për 20 sekonda me sapun, me qëllim që të mbajnë larg virusin.  Reagimet e para të njerëzve për këtë emoji të ri ishin përgjithësisht pozitive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos