U bë simboli i shpresës në pandemi, shuhet veterani që mblodhi 38 milionë dollarë duke ecur në oborr

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 17:29 | Bota

Veterani i luftës dhe heroi i mbledhjes së fondeve Kapiteni Sir Tom Moore, ka humbur jetën në moshën 100-vjeçare pasi u shtrua në spital me koronavirus.

Moore arriti të mbledhë një sasi rekord prej 38 milionë dollarësh, të cilat shkuan për sistemin kombëtar britanik të shëndetësisë, për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë.

Kapiteni arriti të kryejë 100 xhiro përqark oborrit të banesës me ndihmën e një karroce. E gjitha nisi si një sfidë modeste për të grumbulluar 1000 paund. Por, brenda 24 orëve nisma e Tom u bë aq popullore dhe shifra prej që synohej të mblidhej u tejkalua menjëherë.

Veterani dhe fraza e tij optimiste 'Nesër do të jetë një ditë e mirë' u pëlqye nga të rinjtë dhe të moshuarit nga e gjithë bota.

Në muajin korrik, ish-ushtaraku takoi mbretëreshën Elisabeth dhe u dekorua për arritjet e tij të pabesueshme gjatë periudhës së koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos