U kritikua nga Kievi, Musk tërheq satelitët që ndihmuan kundër rusëve   

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 13:38 | Teknologji
U kritikua nga Kievi, Musk tërheq satelitët që ndihmuan

Elon Musk duket se po hakmerret ndaj qëndrimit negativ të Kievit dhe do të tërhiqet nga financimi i satelitëve Starlink në Ukrainë.

Starlink për një periudhë të gjatë ka qenë i vetmi sistem interneti satelitor jorus që ende punonte në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Moska më 24 shkurt, me presidentin ukrainas që e ka falënderuar publikisht atë.

https://a2news.com/2022/10/03/ndihmon-ukrainen-me-satelite-por-propozimet-per-paqe-te-musk-habisin-te-gjithe/

Por sugjerimet e miliarderit me origjinë nga Afrika e Jugut për një zgjidhje të mundshme të konfliktit nuk i pëlqyen tepër Kievit, nga momenti që ai për shembull e konsideronte Krimenë tashmë të humbur.

Madje ambasadori ukrainas në Gjermani, Andrij Melnyk i kishte sugjeruar Musk të “shkonte në djall”, por me fjalë edhe më të rënda.

Pikërisht diplomatit iu përgjigj Musk në Twitter, për të shpjeguar arsyen e tërheqjes nga mbështetja satelitore Starlink, e cila mundësohet nga krijesa e tij SpaceX.  

https://a2news.com/2022/03/06/zelensky-bisede-me-musk-starlink-linja-joruse-e-komunikimit-per-qytetet-e-shkaterruara-nga-lufta/

 “Thjesht po ndjek këshillën tuaj”, ironizoi babai i Tesla dhe SpaceX, dhe së shpejti edhe pronari i vetë platformës Twitter.

 Në të vërtetë, arsyet janë financiare. Kosto për të mbajtur sistemin e përbërë nga pothuajse 20 mijë satelitë, që ndihmuan shumë ushtrinë e Kievit në lokalizimin e mjeteve ushtarake ruse që më pas u shkatërruan, është tejet i madh, edhe për njeriun më të pasur të botës. Përllogaritet që deri më tani kosto që Musk ka mbuluar nga xhepi i tij tejkalon 80 milionë dollarët.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos