
Jennifer Lopez e ka akoma unazën e madhe të fejesës prej gati 2 milionë dollarësh që i dhuroi ish-partneri i saj, Alex Rodriguez.
51-vjeçarja kishte më shumë se dy vite e fejuar me ish-lojtarin e bejsbollit, derisa të martën njoftuan ndarjen pas 4 vitesh lidhjeje.
Burime thanë për “TMZ” se JLo e ka ende unazën, të cilën e mban në një vend të sigurt në shtëpi, ndërkohë që po xhiron filmin “Shotgun Wedding”, në Republikën Dominikane.