U ndjenë keq në resort, humbin jetën 3 turistë amerikanë në Bahamas

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 08:13 | Bota
U ndjenë keq në resort, humbin jetën 3 turistë

Tre turistë amerikanë vdiqën në një resort në Bahamas pasi u ndjenë të sëmurë. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet e arkipelagut, të cilat gjithashtu kërkojnë ndihmë nga autoritetet amerikane.

Shkaku i vdekjeve nuk dihet aktualisht, por disa të klientë të resortit, përfshirë tre viktimat, kërkuan ndihmë pasi kishin të përziera dhe të vjella.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të konstatuar nëse ka ndonjë rrezik të mundshëm për shëndetin publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos