U padit nga ish-stafi, reagon Kim Kardashian

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 12:35 | Showbiz

Kim Kardashian ka reaguar pas padisë nga ish-punonjësit e saj, të cilët e akuzojnë atë për shkelje të kontratës së punës, duke përfshirë paga të palikujduara, mospagesa e orëve shtesë, mbajtjen e një përqindjeje të pagës për taksat, heqjen e pushimeve apo kohën për të konsumuar vaktet gjatë punës.

Në përgjigje të procesit gjyqësor, zëdhënësi i Kardashian tregon se një person i palës së tretë është përgjegjës për shkeljet.

"Kim nuk është palë në marrëveshjen e bërë midis shitësit dhe punëtorëve të tyre. Prandaj ajo nuk është përgjegjëse për mënyrën se si kompania e punësimit menaxhon biznesin dhe marrëveshjet që ka bërë me stafin. Ajo shpreson që çështja me punëtorët të zgjidhet miqësisht së shpejti.", thotë ai.

Procesi gjyqësor nisi të hënën nga shtatë nga punonjësit e kopshtarisë dhe mirëmbajtjes që punuan në shtëpinë e Kardashian në Los Angelos. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/26/kim-kardashian-perfundon-ne-gjykate-paditet-nga-ish-stafi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos