Një aksident i rëndë ajror është regjistruar mëngjesin e së dielës në Rusi, ku për pasojë kanë humbur jetën 15 persona.
Sipas gazetës Telegram, një avion Let L-410 Turbolet që transportonte një grup parashutistët është rrëzuar në Tatarstan dhe për pasojë kanë ndërruar jetë të gjithë personat që ishin në bord.
Ende nuk dihet nëse avioni po kryente një ulje emergjente, por në momentin që ai ka prekur tokën është ndarë në dysh.
Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. (A2 Televizion)