
Një futbollist, i cili shënoi dy autogola në përpjekje për të ndaluar atë që ai besonte se ishte një rezultat i paracaktuar, është akuzuar për trukim ndeshjesh dhe prishje të reputacionit të sportit nga Federata.
Ngjarja ka ndodhur në Ganë, në ndeshjen e kategorisë së parë mes Inter Allies dhe Ashanti Gold. Lojtari Hashmin Musah shënoi dy herë në portën e tij pasi u fut si zëvendësues, teksa skuadra po humbiste 5-0, dhe më pas u tha gazetarëve që e bëri këtë pasi dyshonte që palët kishin rënë dakord për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 5-1.
Ai është një nga 18 lojtarët dhe 6 zyrtarët e të dy klubeve që janë akuzuar për trukim ndeshjesh. “Dëgjova në hotelin ku po rrinim se ishte rënë dakord që ndeshja të mbyllej me rezultatin 5-1”, tha Musah. “Vendosa t’ua prish rezultatin sepse nuk e miratoj bastvënien. Pas ndeshjes, skuadra më dënoi për prishjen e bastit që kishin vënë”.
Megjithatë, Musah mund të përjashtohet përgjithmonë nga futbolli për shkak të akuzave që janë ngritur ndaj tij. (A2 Televizion)