
Tre policët kosovarë, të cilët u rrëmbyen nga forcat speciale, 2 ditë më parë, kanë dalë ditën e sotme përpara një gjykate në rajonin e Kralevës.
Sipas avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, trupi gjykues do të vendosë, ditën e sotme, nëse 3 efektivët e policisë do të mbahen në paraburgim apo do të lirohen.
Kujtojmë që ndalimi i tre policëve ka shkaktuar përplasjen e radhës mes Serbisë dhe Kosovës, ku Prishtina zyrtare pretendon se ata janë rrëmbyer brenda territorit të vendit, teksa pala serbe raporton se efektivët kishin hyrë thellë në Serbi.
Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi, një ditë më parë, për këtë rast dhe kërkoi lirimin sa më të shpejtë të tre policëve. (A2 Televizion)