Von Cramon lidh protestat në Serbi me rrëmbimin e policëve: Kështu bëjnë autokratët në presion

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 07:38 | Kosova
Von Cramon lidh protestat në Serbi me rrëmbimin e policëve:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është një ndër të paktët zyrtarë të lartë të BE-së që kanë një qasje ndryshe rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Viola von Cramon, shprehet se Serbia si vend që kërkon të anëtarësohet në BE duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe të lirojë sa më shpejt policët e rrëmbyer të Kosovës.

Raportuesja e PE-së bën dhe një paralalizëm ku shkruan se veprimet e fundit nga Serbia e Vuçiç bëhen që të humbasë vëmendja nga protestat kundër presidentit që kanë nisur prej javësh tashmë në Beograd.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion të brendshëm? Ata analizojnë rrugën për ta larguar vëmendjen prej problemeve të brendshme. Një shembull klasik duket se është incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Von Cramon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos