“Putini e ka mandatin nga Zoti”

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 12:07 | Bota

Kreu i Kishës Ortodokse ruse, me rastin e ditëlindjes së Vladimir Putinit, ftoi të gjithë besimtarët që të luten për të dhe nënvizoi se Presidenti i Rusisë “është i mandatuar nga Zoti”.

“Zoti të ka vendosur në pushtet që ti të ofrosh një shërbim të një rëndësie të veçantë për fatet e vendit dhe të popullit që të beson”, tha patriarku Kirill.

https://a2news.com/2022/05/04/papa-francesku-per-kirill-in-mos-u-bej-djaloshi-i-altarit-te-putinit/

Kreu i Kishës Ortodokse ruse e vlerësoi Putinin për faktin se “ka ndryshuar imazhin e Rusisë, ka forcuar sovranitetin e saj, aftësinë për t’u mbrojtur, si dhe po mbron interesat kombëtare”.

Patriarku Kirill, i cili është në krye të Kishës Ortodokse që nga viti 2009, ka qenë një mbështetës i madh i luftës në Ukrainë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/07/patriarku-kirill-lufta-eshte-e-drejte-sepse-po-behet-kunder-atyre-qe-mbeshtesin-homoseksualet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos