U tërhoq nga 4 gara, nesër rikthehet Simone Biles

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 10:56 | Sporte të tjera
U tërhoq nga 4 gara, nesër rikthehet Simone Biles

Gjimnastja amerikane, Simone Biles, e cila u tërhoq nga disa gara për problemet e saj me ankthin, do të kthehet të garojë në Olimpiadë të martën.

Federata Amerikane e Gjimnastikës konfirmoi se Biles do të konkurrojë në traun e ekuilibrit.

Biles u tërhoq nga gara ekipore, konkurrimi i përgjithshëm individual, kërcimi i kaluçit dhe paralelet e shkallëzuara, duke shpjeguar se po përballet me një bllokim mendor, që nuk e lejon të kryejë saktë akrobacitë që bën zakonisht.

Ajo pati një përgjigjje edhe për ata që e kritikuan duke thënë se la në baltë shoqet e ekipit: “Nuk lashë në baltë njeri. Thjesht, mendja dhe trupi im nuk janë në sinkron për momentin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/31/simone-biles-nuk-i-ka-zgjidhur-ende-problemet-terhiqet-edhe-nga-dy-finale-te-tjera/

A2 CNN Livestream

Latest Videos