Një udhëtim nostalgjik në kohë, të paktën për britanikët, përmes një libri që tregon rrugët kryesore të viteve 1950-60 dhe mjetet e transportit të asaj periudhe.
Autobusët dykatësh tipik britanikë, tramvaj, furgonë, që çonin njerëzit në destinacionet kryesore të përditshme, por edhe të pushimeve, që në atë periudhë, bëheshin kryesisht brenda vendit, pasi ende nuk kishin dalë fluturimet “low cost” drejt destinacioneve turistike mesdhetare, si Spanja apo Greqia.
Libri me rreth 200 fotografi është realizuar nga Martin Jenkins dhe Kevin McCormack, të cilët kanë sjellë një pjesë të jetës së britanikëve të asaj epoke, kur vendi sapo kishte dalë nga Lufta II Botërore dhe po rimerrte veten për t’u rikthyer në një prej ekonomive udhëheqëse të botës. (A2 Televizion)