Një konkurs fotografik i veçantë u realizua në Londër, ku protagoniste nuk ishte, si shpesh herë ndodh, madhështia e Natyrës dhe krijesat e saj, por ndërtimet e njeriut, të vjetra dhe moderne, dhe emocionet që këto ndërtime mund të përcjellin, nga Londra në Qom të Iranit, nga Tokio në Shën Petersburg.

Fituesi i konkursit "Arti i Ndërtimit", një fotografi e Big Ben nga James Retief 
Anna Kaunis sjell një kishë në peizazhin modern të Moskës 
Bob Chiu, Akademia budiste në Sichuan të Kinës 
Daniel Jenney, "Reflekse në Manhattan" 
Hadi Dehghanpour, detaj nga xhamia e Qom, Iran 
Javier Arcenillas, nga muzeu Guggenheim Bilbao 
Jinjing Lyu, teatrii i Harbin në Kinë, i mbuluar nga bora 
Joebel Garcisto, kontrasti i lagjjes Al Ain në Abu Dhabi 
Lakhta Center, qiellgërvishtësi më i lartë në Europë, në ndërtim në Shën Petersburg, nga Kirill Kolosova 
"Muzeu i së Ardhmes", një tjetër atraksion i Dubait nga Shyjith Onden Cheriyath 
Pallat në Odaiba, lagjje e Tokios, nga Gerdie Nurhadi 
"Shtëpia e muzikës" në Porto, nga Robert Debski 
Dielli depërton në një xhami në Shiraz, Iran. Fotografi e Borna Mirahmadin 
Shtëpi në Mianmar, nga Aung Chan Thar 
Philippe de Gelooven sjell punimet elektrike ngjitur me pallatin De Colonel në Mastrikt
Konkursi, i quajtur “Arti i Ndërtimit”, u organizua pikërisht nga Instituti i Ndërtimit britanik, dhe morën pjesë rreth 3500 fotografë nga më shumë se 100 vende të ndryshme.
Çmimi i parë shkoi për britanikun James Retief, me një fotografi që dëshmon rindërtimin e ikonës londineze, Big Ben. Në galeri, 15 fotografitë e cilësuara si më domethënëse. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )