Udhëtimet gjatë pandemisë, OBSH nuk mbështet pasaportat e vaksinimit

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 16:28 | Bota
Udhëtimet gjatë pandemisë, OBSH nuk mbështet pasaportat e

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk mbështet përdorimin e pasaportave të vaksinimit për të udhëtuar.

Konfirmimi erdhi nga një zëdhënëse, e cila shprehu pasiguri nëse marrja e dozave parandalon transmetimin e virusit, gjithashtu edhe për shqetësime lidhur me pabarazitë.

Margaret Harris deklaroi: “Ne si OBSH themi se në këtë fazë nuk dëshirojmë të shikojmë vansinimin apo pasaportat e imunitetit si kërkesë për të hyrë apo dale, pasi ne nuk jemi të sigurtë që, në këtë fazë, vaksinimi parandalon transmetimin. Kemi edhe shqetësime të tjera, përveç çështjes së diskriminimit të njerëzve që nuk kanë mundësi të marrin vaksinën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos