UFO apo balona përgjuese? Është kjo pyetja e ngritur këto ditë, pasi ushtria amerikane rrëzoi objekte të paidentifikuara fluturuese, duke ndezur debate e fantazi të denja për X-Files. Më herët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë u detyrua të qetësonte popullin amerikan, pasi zyrtarë ushtarakë thanë më herët se nuk përjashtonin mundësinë që objektet misterioze të ishin edhe alienë. Kjo ishte një nga temat që komentuam në “Dita Jonë” me producenten e lajmeve ndërkombëtare në A2 CNN, Rosalba Bejdo. (A2 Televizion)
UFO apo balona? “Bota në një javë”
