All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ujdia për të pagjeturit dhe asociacioni, takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel bashkë me kryenegociatorët

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 20:05 | Kosova
Ujdia për të pagjeturit dhe asociacioni, takimi
All - Paragraf - 1

Ka nisur takimi i nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndryshe nga herët e tjera, përveç ndërmjetësuesve Josep Borrel, Miroslav Lajçak, kryeministrit Albin Kurti, presidentit Aleksandër Vuçiç, në tryezë gjenden dhe kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, firmosja e marrëveshjes për të pagjeturit e luftës dhe prezantimi i draft-statutit të parë për formimin e asociacionit janë pikat kryesore që palët do të diskutojnë dhe shqyrtojnë në këtë takim.

All - Paragraf - 3

Ajo që bie në sy është se në tryeze gjenden dhe disa kufje për të dëgjuar përkthimet, ndërsa nuk mungojnë pijet e gazuara Coca Cola dhe uji natyral. Kryeministria e Kosovës njoftoi se përpara nisjes së takimit, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “

U diskutua për takimin e sotëm, agjendën dhe pritshmëritë, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është pranuar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndërsa nga ana tjetër, presidenti serb publikoi një video mesazh duke pretenduar që i gjithë perëndimi ishte kundër tij në këtë takim të nivelit të lartë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos