Një “det” i vërtetë resh që zbret faqen e malit sikur të ishte një ujëvarë. Një pamje e mrekullueshme, e fiksuar në malin Lushan, në provincën Jiangxi, në Kinën lindore, që mahniti turistët e shumtë.
Retë zbritën nga maja e malit në pyllin poshtë e më pas mbuluan edhe shtëpitë duke krijuar një panoramë magjike, ideale për fotografi dhe video.
Mali Lushan, i famshëm për majat e larta, ujëvarat dhe retë e mistershme, është futur në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 1996. (A2 Televizion)