
Ukraina do të jetë e lirë dhe Kherson, Melitopol, Berdyansk, Dniprorudne dhe të gjitha qytetet dhe komunitetet e tjera të pushtuara përkohësisht "do të valëvisin edhe një herë flamurin ukrainas.
Këtë e tha presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në një video-mesazh në Telegram.
"Ka ende shumë punë për të bërë. Pushtuesit janë ende në tokën tonë dhe ata ende nuk e njohin dështimin e dukshëm të të ashtuquajturit operacioni i tyre. Ne ende duhet të luftojmë dhe të drejtojmë të gjitha përpjekjet për të dëbuar pushtuesit. Dhe ne do ta bëjmë", tha Zelensky.
Ai më pas premtoi një kthim në një jetë normale, të cilën Rusia nuk është në gjendje ta sigurojë as në territorin e saj. (A2 Televizion)