
Kina ende nuk e ka quajtur ndërhyrjen ruse në Ukrainë një pushtim, por Kievi zyrtar kërkon angazhimin e saj për zgjidhjen e kësaj krize.
Gjatë një bisede telefonike, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba i kërkoi homologut kinez, Wang Yi ndërmjetësimin e Kinës për vendosjen e menjëhershëm të armëpushimit.
Kuleba e njohu Wang me rezultatet e raundit të parë të bisedime dhe shtoi se për Ukrainën fundi i luftimeve është prioritet absolut. (A2 Televizion)