Ukraina i ndërpret furnizimin me energji Europës

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 21:12 | Bota
Ukraina i ndërpret furnizimin me energji Europës

Ministria e Energjisë në Ukrainë bën me dije se nga dita e nesërme do të ndalojë furnizimin me energji elektrike për vendet e Bashkimit Europian për shkak të dëmeve të mëdha që shkaktuan bombardimet e fundit ruse në stacionet elektrike dhe termocentrale.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e energjisë do të ndihmojë Ukrainën që të stabilizojë sistemin e saj energjetik.

Ukraina nisi të eksportonte energji elektrike në vendet e Bashkimit Europian më 1 korrik. Në atë kohë, presidenti Zelensky u shpreh se ky proces kishte si synim të ndihmonte Europën të reduktonte varësinë nga energjia ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos