
Ukraina kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse, ndërsa delegacioni i vendit mbërriti për bisedime me Rusinë në kufirin ukrainas-bjellorus, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase.
Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se delegacioni i tyre ka mbërritur në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, për të nisur bisedimet e paqes me delegacionin rus.
Çështja kryesore në agjendën e tyre, thonë ata, është armëpushimi dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas.
Më herët, u raportua se bisedimet vazhduan të shtyheshin për shkak të çështjeve logjistike dhe të sigurisë.
Në fjalimin e tij të dielën, presidenti ukrainas Zelensky tha se nuk priste një përparim nga këto bisedime.
Por, shtoi ai, ata duhet të përpiqen ta përdorin këtë shans, në mënyrë që askush të mos fajësojë Ukrainën që nuk u përpoq të ndalojë luftën. (A2 Televizion)