Ukraina mohon marrjen nën kontroll të qytetit Kherson nga rusët

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 10:15 | Bota
Ukraina mohon marrjen nën kontroll të qytetit Kherson nga rusët

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar njoftimet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve.

"Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë tani", tha një zëdhënës i ministrisë. “Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”.

Media shtetërore ruse kishte raportuar më parë se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Ndërkohë të tjera shpërthime janë raportuar në Kharkiv. Departamenti i Policisë rajonale të Kharkiv dhe Universiteti Kombëtar i Kharkiv janë shënjestruar në një sulm ushtarak të mërkurën në mëngjes, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës dhe pamjeve të publikuara nga CNN.

Pamjet tregojnë ndërtesat e përfshira nga zjarri dhe personeli i urgjencës që shkon në vendngjarje, ndërsa raportohet për 3 persona të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos