Ukraina nuk dorëzohet, Andryushenko: Do të luftojmë deri në ushtarin e fundit

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 08:54 | Bota

Premtimet e Moskës për krijimin e korridoreve humanitare nuk janë të besueshme, sipas Pyotr Andryushenko, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë së Mariupolit në Ukrainë, qytetit të shkatërruar nga bombardimet e ushtrisë së Vladimir Putin.

Në një intervistë për BBC, ai u shpreh se ukrainasit nuk do ta lëshojnë kurrë qytetin bregdetar edhe pse ushtria ruse vijon bombardimet dhe u kërkoi ushtarëve të Ukrainës që të dorëzohen. “Ne do të luftojmë deri në ushtarin e fundit”, tha Andryushenko për BBC.

“Kur ata flasin për korridore humanitare, çfarë bëjnë në të vërtetë? Ata detyrojnë njerëzit të evakuohen në Rusi”, tha Pyotr Andryushenko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos