Ukraina rrëzon pretendimet ruse: Po bombardohen dhe zonat e banuara

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 10:35 | Bota
Ukraina rrëzon pretendimet ruse: Po bombardohen dhe zonat e banuara

Ministria e Brendshme në Ukrainë deklaroi në njoftimin e saj të fundit për shtyp, se ushtria ruse nuk ka bombarduar vetëm bazat ushtarake, gjatë 24 orëve të para të luftimeve.

Sipas zyrtarit të kësaj ministrie Vadym Denysenko, forcat ruse kanë bombarduar 33 zona të banuara gjatë sulmit të tyre, duke rrëzuar pretendimet e Rusisë se civilët nuk janë të rrezikuar.

Trupat ruse tashmë janë në rrethinat e Kievit dhe po avancojnë nga të gjitha frontet. Sipas zyrtarëve ukrainas, operativët rusë kanë hyrë në qytete dhe për këtë arsye iu bënë thirrje banorëve t’i sulmojnë me bomba molotov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos