All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ukraina: Rusia ka rrëmbyer mbi 2 mijë fëmijë

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 11:35 | Bota
Ukraina: Rusia ka rrëmbyer mbi 2 mijë fëmijë
All - Paragraf - 1

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka ngritur akuza ndaj Rusisë se ka marrë me forcë në territorin e saj 2389 fëmijë nga Donetsk dhe Luhansk.

“Veprime të tilla janë një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.

All - Paragraf - 3

Në anën tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se 16,434 persona, përfshirë 2,389 fëmijë u evakuuan nga Donbasi.

Këto zhvillime u komentuan këtë të martë edhe nga UNICEF duke ngritur shqetësimin edhe pse theksoi se ende nuk e ka verifikuar këtë pretendim nga Ukraina.

“Rrëmbimi i fëmijëve gjatë kohës së luftës është një nga gjashtë shkeljet e rënda ndaj fëmijëve në konflikt”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos