Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamje që tregojnë se dronët janë vendosur në punë, për t’u dërguar shishe uji njerëzve të bllokuar nga përmbytjet në zonat e kontrolluara nga Rusia në rajonin Kherson.
Nga shkatërrimi i digës Kakhovka, uji ka pushtuar zonën duke bërë që mijëra qytetarë të largohen dhe zona është në prag të një fatkeqësie humanitare.
Shkalla e përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës ndërkohë ka filluar të bëhet e qartë, pasi imazhet satelitore tregojnë se uji është përhapur tashmë poshtë lumit nga diga Kakhovka në qytetin e Khersonit në një rreze rreth 75 km në perëndim.
Në pamjet që kanë publikuara videoreporterët, nivelet e ujit mund të shihen duke arritur në çatitë e shumicës së ndërtesave në qytetin Oleshky, në anën e lumit të kontrolluar nga Rusia.
Diga është ngjitur me qytetin Nova Kakhovka, në rajonin e Khersonit, dhe mban prapa një rezervuar që është aq i madh, sa vendasit e quajnë atë deti Kakhovka.
Është e paqartë se kur saktësisht diga u dëmtua për herë të parë ose si ndodhi, por imazhet satelitore tregojnë se gjendja e saj ishte përkeqësuar gjatë disa ditëve.
Një rrugë përtej digës mund të shihet se është dëmtuar rëndë që nga 2 qershori, por nuk duket se ka pasur një ndryshim në rrjedhën e ujit deri më 6 qershor, kur mund të shihet qartë thyerja e murit dhe shembja e ndërtesave aty pranë.
Përveç përmbytjeve, shkatërrimi i digës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e stacionit bërthamor të Zaporizhzias, rreth 130 km në rrjedhën e sipërme.
Rezervuari siguronte ujë ftohës për centralin, i cili gjithashtu është nën kontrollin rus, por rezervuari tani po zbrazet me shpejtësi.
Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se ka burime alternative të ujit për të mbajtur të freskët uzinën.
Ukraina dhe Rusia thonë se kanë evakuuar më shumë se 1000 njerëz secila.
Megjithatë, zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 40.000 njerëz - 17.000 në territorin e mbajtur nga Ukraina në perëndim të lumit Dnipro dhe 25.000 në lindjen e pushtuar nga Rusia duhet të evakuohen.
Autoritetet ukrainase kanë publikuar një listë të vendbanimeve që duan që njerëzit të largohen dhe detajet e disa prej tyre ku ekipet e shpëtimit kanë punuar në anën perëndimore të lumit, ndërsa autoritetet e instaluara nga Rusia kanë dhënë detaje të vendeve që ata thonë se janë përmbytur në anën e lumit që ata kontrollojnë. (A2 Televizion)