Ukraina: Ushtria ruse në veri po tërhiqet

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 19:40 | Bota
Ukraina: Ushtria ruse në veri po tërhiqet

Ndërsa ofensiva e Rusisë në Ukrainë ka ngecur, sipas BBC, ushtria e Putin po tërhiqet në veri të Kievit drejt Bjellorusisë, për të furnizuar me armatime e ushqime, pas humbjeve të mëdha.

Të paktën kështu pretendon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës më anë të një postimi të fundit në rrjetet sociale.

Sipas Ukrainës, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha dhe tashmë kanë nevojë edhe për ushqim, karburant dhe municione. Po ashtu, në Bjellorusi janë duke u dërguar edhe një numër i madh i ushtarëve të plagosur gjatë luftimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos