Ukraina zmbraps 3 sulme ruse gjatë natës në Odesa

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 07:30 | Bota

Forcat e mbrojtjes ukrainase zmbrapsën tre sulme ruse gjatë natës duke rrëzuar 15 dronë dhe 8 raketa. Raketat ruse goditën qytetin port jugor të Odesës, tha një zyrtar lokal të hënën herët, duke dëmtuar një konvikt të një prej institucioneve arsimore dhe një supermarket, si edhe plagosën tre persona. “Të gjitha sulmet u zmbrapsën nga forcat e mbrojtjes ajrore”, thanë zyrtarët.

Zjarrfikësit po punojnë ende për shuarjen e zjarreve që kanë rënë në dy ndërtesat e prekura.

Sulmet ruse javën e kaluar dëmtuan një objekt kritik portual  dhe infrastrukturë kyçe industriale në qytet, i cili është shënjestruar pamëshirshëm nga forcat e Moskës gjatë gjithë luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se do të përgjigjet me "hakmarrje plotësisht të drejtë" pasi bombardimet ruse vranë të paktën shtatë persona, përfshirë një foshnjë të porsalindur, në rajonin jugor të Khersonit të dielën.

"Nuk ka asnjë ditë kur e keqja ruse të mos marrë hakmarrjen tonë plotësisht të drejtë," tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Deklaratat e tij vijnë pasi ministria e mbrojtjes e Moskës dhe disa zyrtarë rajonalë rusë raportuan bombardime ukrainase dhe sulme me dronë në territorin rus të Belgorodit, si dhe bombardime në rajonin verior të Kurskut, ku të dyja kufizohen me Ukrainën. Kjo vjen pasi zyrtarët lokalë raportuan më herët se tre dronë të tjerë u kapën mbi Belgorod . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos