
Për Vladimir Putin, Ukrainën e ka pushtuar perëndimi dhe jo Rusia. Sipas presidentit, këtë e bën për të mbajtur dominimin në botë dhe se populli ukrainas është shndërruar në viktimë të kësaj aspirate.
Për disa vite, Perëndimi ka përvetësuar dhe shfrytëzuar paturpësisht burimet e Ukrainës, ka inkurajuar gjenocidin dhe terrorin në Donbas, dhe e ka kthyer këtë vend në një koloni dhe tani po përdor në mënyrë cinike popullin ukrainas si mish për top, si një dash kundër Rusisë. Duke vazhduar furnizimin me armë dhe municione të Ukrainës, duke dërguar mercenarë, perëndimi po e shtyn atë në një rrugë vetëvrasëse.
Vladimir Putin
Këmbimi i të burgosurve u krye me sukses në aeroportin e Abu Dabit. Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, që u dënua nga drejtësia ruse vetëm për pak gram kanabis, pas lirimit, mbërriti në atdheun e saj.
Ky ishte momenti kur kuptoi se ku po shkonte.
Nga ana tjetër, edhe “tregtari i vdekjes” ka mbërritur në Rusi. Trafikantit të armëve të dënuar në SHBA me 25 vite burg, Viktor Bout, iu rezervua një pritje e ngrohtë me përqafime nga e ëma dhe bashkëshortja.
Ndër fjalët e para pasi shkeli tokën ruse, ishte dhe akuza se perëndimi dëshiron që të shkatërrojë Rusinë.
“Më zgjuan në mesnatë dhe më thanë ‘mblidh gjërat e tua’”, shtoi “tregtari i vdekjes”. Përkundër këtij zhvillimi, Kremlini theksoi se marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit nuk janë përmirësuar.
Sakaq, lufta në Ukrainë nuk ka të ndalur. Bombardime serioze nga ushtria ruse janë raportuar në disa rajone, përfshirë Donjeckun ku u vranë 5 civilë, Kherson ku u sulmua pavijoni i pediatrisë i një spitali dhe Kharkivin ku u shënuan disa të plagosur.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se lufta në Ukrainë mund të “mbarojë që nesër”, por vetëm nëse ka vullnet politik nga ana e Kievit për të përmbushur kërkesat e Moskës, teksa përjashtoi mundësinë që Rusia të aneksojë territore të tjera ukrainase. (A2 Televizion)