“Numrin e policëve e reduktuam”, Kurti: Tani po shtrojmë rrugën për zgjedhje të parakohshme

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 17:04 | Kosova
“Numrin e policëve e reduktuam”, Kurti: Tani po shtrojmë

Kosova po e bën pjesën e saj për de-eskalimin e situatës në Veri. Ky është mesazhi që ka përcjellë kryeministri i Kosovës në një postim të fundit në llogarinë e tij në Twitter.

Shefi i Qeverisë së Kosovës kujton se që nga java e shkuar është reduktuar prezenca e policisë në godinat e komunave në veri dhe se po hapet rruga edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Që nga java e shkuar, ne kemi reduktuar prezencën e Policisë së Kosovës me 25% në godinat e tre komunave në Veri. Tashmë po nisim të hapimrrugën për zgjedhjet e parakohshme. Kosova ka nisur tashmë implementimin në mirëbesim të marrëveshjes me BE/EUSR për de-eskalimin, të arritur në Bratislavë.

Albin Kurti, Twitter

Detajet për marrëveshjen e depërshkallëzimit, Kurti i dhanë fillim të korrikut pas qetësimit të situatës në komunën e Zvecanit, Zubin Potokut dhe Leposavicit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos