Ulen rastet e reja me koronavirus në Itali, mbi 2 milionë të vaksinuar

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 19:11 | Bota
Ulen rastet e reja me koronavirus në Itali, mbi 2 milionë të

Italia shënoi një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, ndërkohë që duhet thënë që kjo ka ardhur dhe si pasojë e numrit më të pakët të testimeve të kryera.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se nga 142 mijë testime të kryera, 7925 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, ndërkohë që 329 persona të tjerë kanë humbur jetën, shifër kjo pak më e lartë nga një ditë më parë.

13 mijë janë personat e shëruar, por ajo që bie në sy është rritja e numrit të pacientëve të shtruar në terapi intensive dhe repartet e tjera Covid.

Procesi i vaksinimit në vendin fqinj tashmë ka hyrë në rrugë të mbarë, ku nga sa informohet deri në këto momente janë mbi 2 milionë persona që kanë marrë dozën e parë të vaksinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos