Ulen rastet e të infektuarve me koronavirus në Itali

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 18:24 | Bota
Ulen rastet e të infektuarve me koronavirus në Itali

Italia po pëson një përmirësim gradual të situatës përsa i përket pandemisë së koronavirusit nga dita në ditë.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit 8 mijë persona rezultuan pozitivë me Covid-19 nga 287 mijë testime të kryera.

201 persona të tjerë humbën jetën për ta çuar bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në 123 745.

Lajmi i mirë vjen nga spitalet ku numri i personave që kërkojnë trajtim më të specializuar, gjithashtu ka pësuar ulje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos