Ulja e të infektuarve, Mynihu lehtëson masat

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 08:04 | Bota
Ulja e të infektuarve, Mynihu lehtëson masat

Gjermania vazhdon të jetë nën masa të rrepta shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit në vend, mirëpo meqë landet janë autonome në vendosjen e masave, Mynihu ka ndërmend të lehtësojë shumëçka duke nisur nga sot.

Pas raportimit të Institutit Mjekësor vendas për rënien e infektimit për 100 mijë banorë në 94,5, autoritetet e gjejnë të nevojshme që të krijojnë lehtësira për qytetarët e tyre.

Ora policore nuk do të zbatohet më, si dhe dyqanet, muzetë dhe kopshti zoologjik do të lejohen të rihapen, thuhet në udhëzimin e autoriteteve shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos