
Fushata e imunizimit përshpejton ritmin në Itali, ku nga 3 qershori e gjithë popullsia deri në moshën 16-vjeçare do të mund marrë vaksinën kundër koronavirusit. Megjithatë, kryeministri Mario Draghi paralajmëron se variantet mund të minojnë programin e vaksinimit.
“Për sa kohë që ndizet pandemia, virusi mund të pësojë mutacione të rrezikshme që mund të minojnë edhe fushatën më të suksesshme të vaksinimit.”
Vendi ka përjetuar rënie të ndjeshme të hospitalizimeve dhe shtrimeve në terapitë intensive që prej 6 prillit. Fondacioni Gimbe, një entitet jo fitimprurës kërkimor në fushën e shëndetësisë, tha se si numri i vdekjeve ashtu edhe i rasteve të reja ishte ulur në mënyrë të konsiderueshme rreth vendit.
Më 25 maj, regjistroheshin 8557 shtrime të pacientëve me covid, 70.8 për qind më pak se sa në pikun e 6 prillit, vlerëson raporti. Rënia vihet re kryesisht mes të moshuarve dhe kategorive të tjera të rrezikuara, të cilët janë vaksinuar.
"Numri i rasteve të reja me Covid-19 nga 19 maji në 25 maj, ra me 29.5% krahasuar me një javë më parë, ndërsa numri i vdekjeve u ul me 17.4%."
Sic thuhet, numri i rasteve të reja është në rënie të vazhdueshme në të gjitha rajonet, me 8 prejtyre që kanë nivel infektime më të ulët se 50 rastesh për 100 mijë banorë. (A2 Televizion)