All - Paragraf - 1
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin slloven. Trajneri spanjoll Albert Riera është larguar nga prezantimi si drejtues i skuadrës Olimpija Ljubljana nga ultrasit e ekipit.
Ultrasit e skuadrës u futën të maskuar në sallën e konferencës dhe e detyruan spanjollin të largohej. Në këtë rast, ata nuk kishin asnjë problem me Riera-n, por ishin kundër shkarkimit të Robert Prosineckit.
All - Paragraf - 3
Megjithatë, vendimi i skuadrës duket i pakthyeshëm dhe Riera do të jetë për herë të parë trajner i një skuadre pasi më herët ka qenë ndihmës i Fatih Terimit dhe Domènec Torrent te Galatasaray. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2