Urimi me foton e diktatorit, kërkohet dorëheqja e deputetit Bujar Çela

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 09:56 | Politikë
Urimi me foton e diktatorit, kërkohet dorëheqja e deputetit Bujar

Urimi i deputetit Bujar Çela për festat e Nëntorit me portretin e diktatorit Enver Hoxha, bëri bujë të madhe  në media dhe shkaktoi reagime të shumta.

Përpos debatit të gjerë politik që shkaktoi ky qëndrim personal i deputetit, reaguan edhe dhjetëra shoqata, si dhe shoqëria civile, brenda dhe jashtë vendit.

Te shqiptarët e diasporës, ky urim, shoqëruar me portretin e diktatorit Hoxha, nuk është pritur mirë nga “Diaspora për Shqipëri e lirë”, të cilët kërkojnë jo vetëm dorëheqjen apo largimin e deputetit Çela, por paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit të tyre civil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos