Dy raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës në Izrael brenda natës midis të Shtunës dhe të Dielës, drejtuar qytetit jugor të Ashdod dhe qytetit qendror të Rishon Letzion, tha ushtria izraelite.
Ushtria aktivizoi sistemin e mbrojtjes raketore, por nuk arriti të kapte raketat, të cilat ranë në zona të hapura.
Në shenjë hakmarrje për lëshimin e raketave në territorin izraelit, ushtria me Yllin e Davidit goditi pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës me zjarr nga avionët luftarakë, helikopterët dhe tanket.
"Ushtria izraelite aktualisht po vlerëson situatën dhe është e gatshme të marrë masa vendimtare kundër operacioneve terroriste që synojnë shënjestrimin e civilëve ose shkeljen e sovranitetit të Izraelit," shpjegon një deklaratë e ushtrisë.
Të mërkurën, ushtria izraelite vendosi sistemin e mbrojtjes raketore Iron Dome në jug për shkak të shqetësimeve se militantët e Xhihadit Islamik mund të gjuajnë me raketa nga Gaza për të shënuar një vjetorin e vrasjes së komandantit të organizatës Gaza, Baha Abu al-Ata. (A2 Televizion)
