
10 pacientë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një spital që trajtonte të sëmurët me koronavirus në Rumani.
Flakët përfshinë nga nga dhomat e terapisë intensive të spitalit Piatra Neamt për t’u përhapur me shpejtësi dhe në dhomat e tjera.
Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ende janë të panjohura, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë disa nga të lënduarit. (A2 Televizion)