Uzuni shpërthen në Spanjë, realizon 3 gola

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 21:10 | Futboll
Uzuni shpërthen në Spanjë, realizon 3 gola

Myrto Uzuni është një nga të vetmit lojtarë për momentin të kombëtares shqiptare që po kalon një formë të mirë.

Madje, sulmuesi nga Berati po bëhet protagonist absolut te skuadra e tij e Granada-s në kategorinë e dytë në Spanjë.

Në ndeshjen e kësaj së hëne, Uzuni arriti të realizojë 2 gola brenda 11 minutave të para në ndeshjen ndaj skuadrës së dytë të Villarreal. Në golin e parë, shqiptari u asistua nga ish-sulmuesi i Napolit Callejon, ndërsa golin e dytë e realizoi nga pika e 11-metërshit. Por, ai nuk u ndal me kaq, pasi ktheu në gol edhe një tjetër penallti në pjesën e dytë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos