
Mazhoranca dhe opozita nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për miratimin e anëtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Opozita kundërshtoi procesin duke nënvizuar se numri i kandidatëve të paraqitur për miratim ishte i njëjtë me numrin e vendeve vakante duke paracaktuar vendimmarrjen e Kuvendit.
Për tejkalimin e ngërçit për katër pozicionet vakante hynë në funksion shorti dhe u vendos që Yllka Rupa dhe Orjona Muçollari do të jenë emrat që do të shkojnë për votim në seancë për vakancat në KLGJ ndërsa Mirela Bogdani dhe Ilir Rusi për vendet boshe në KLP.
Miratimi i këtyre kandidatëve nuk mund të konsiderohet i kryer menjëherë pasi do të duhet një konsensus prej 94 votash.
Në mungesë të këtij konsesusi do të futet në lojë mekanizmi zhbllokues që parashikon se nëse kandidaturat nuk kalojnë në tri seanca plenare, atëherë ato quhen automatikisht të zgjedhura. (A2 Televizion)