
Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka lajmëruar sot 230 vende të reja pune në këtë institucion.
Thirrja vjen pas miratimit të strukturës së re pranë Kadastrës, që do të mundësojë projektin e digjitalizimit, ku 50 milionë dokumente, do të skanohen dhe inventarizohen nga letra në kompjuter.
“Do të punësohet një trupë punonjësish të ri. Shpall thirrjen për aplikime pune për operatorë të skanimit dhe sistemimit të dokumentacionit dhe operatorët e digjitalizimit të kartelave. Janë rreth 50 milionë dokumente të trashëguara në arkivat tona”, tha Lame. (A2 Televizion)