
Adminstrata për Ushqimet dhe Ilaçet në SHBA po përgatitet t’i japë dritën jeshile përdorimit të vaksinës së Pfizer dhe Biontech tek adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjec, që javën e ardhshme.
Lajmin e bëri të ditur Nju Jork Times, që citon burime të afërta me agjencinë. Kompanitë aplikuan më herët gjatë muajit te FDA, për aprovimin e vaksinës që po përdoret te personat mbi 16 vjeç.
Në mars, prodhuesit thanë se vaksina kishte rezultuar e sigurt dhe efektive duke nxitur një reagim të fortë imunitar te grupmosha 12 deri në 15 vjeç gjatë testeve klinike. (A2 Televizion)