Vaksinimi, Rama: Rajoni u la jashtë nga BE, do të shpëtojmë shqiptarët pavarësisht bindjeve

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 11:28 | Politikë
Vaksinimi, Rama: Rajoni u la jashtë nga BE, do të shpëtojmë

Kryeministri Rama tha në një takim elektoral në Bilisht se Shqipëria është vetëm 1 nga 2 vendet e Ballkanit Perëndimor që po kryen vaksinimin masiv, me synimin që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar.

“Kemi garantuar procesin e vaksinimit masiv, që në këtë rajonin tonë të lënë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave nga Be, nuk ishte e lehtë dhe mbetet e vështirë për shumë vende të tjera në rajon. Jemi vetëm 1 nga 2 vendet në Ballkanin Perëndimor që po bëjmë vaksinim masiv”, tha kryeministri. “Kjo është etika jonë, qasja jonë ndaj një problemi që duhet ta zgjidhim patjetër. Shpëtimi i shqiptarëve pavarësisht bindjeve e përkatësive, çdo jetë dhe çdo shqiptar dhe shqiptare është vlerë e çmuar e këtij vendi”.

Ai kritikoi edhe një herë tubimet e PD ku sipas tij nuk respektohen masat anti-Covid. “Shfaqje të pakuptimta në mesin e një lufte që ka karakterizuar këtë mandat të dytë. Kemi bërë një mandat por pasataj nuk kemi pasur një pandat në kuptim e parë të fjalës, por pastaj, jo për dëshirën tonë, kemi hyrë në një luftë me dy fronte, me dy fatkeqësi shumë të mëdha, një tërmet katastrofik dhe një luftë me armikun e padukshëm. Nuk mundet që nga një anë të vaksinojmë masivisht, dhe nga ana tjetër të prodhojmë vatra infektimi për vota”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos