
Vala e infektimeve nga varianti BA5 ka filluar rënien. Instituti i Shëndetit Publik konstaton se piku i përhapjes së këtij mutacioni, tashmë ka kaluar. Ditët e para të gushtit po shënojnë ulje të pozitivitetit nga Covid-19 në pjesën më të madhe të vendit.
Edhe shifrat e të sëmurëve aktivë në të gjithë vendin kanë filluar rënien. Tirana vijon të jetë qarku me infektimet më të larta edhe nga varinati BA5, ndjekur nga Fieri dhe bashkitë bregdetare. Epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik theksojnë rëndësinë e vaksinimit për t’i paraprirë një valë tjetër në vjeshtë dhe dimër.
Në këtë valë infektimesh, pozitiviteti më i lartë nga Covid-19 është vënë re tek të rinjtë dhe te personat mbi 60 vjeç.
BA5 është një mutacion shumë ngjitës, por më i lehtë se variantet e deritanishme të Covid-19, ndonëse edhe në këtë valë nuk kanë munguar rastet e rënda dhe humbjet e jetës prej tij. (A2 Televizion)