Nëse fermerët e prodhimeve bujqësore apo frutore në Qarkun e Korçës janë përballur me vështirësi të mëdha sa i përket prodhimeve dhe mungesës së tregut, duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur me bletërritësit.
Jemi në sezonin kur këta të fundit bëjnë nxjerrjen e prodhimit, dhe A2 CNN ndoqi nga afër punën e Omer Veizit nga Dardhasi i Pogradecit.

Omeri ka 9 vite që merret më bletërritje, pasi është kthyer nga Greqia dhe ky vit duket mjaft i mbarë si për sasinë ashtu edhe për shitjet.
Ndonëse këtë vit Omeri është i kënaqur, ndihma e shtetit i ka munguar. Ai tregon se edhe pse aplikoi për subvencion nuk arriti të fitojë, pasi sipas tij u rendit, jashtë listës së përfituesve, ku disa nuk e meritonin.
Në qarkun e Korçës janë me qindra familje të cilat merren me bletërritje, kryesisht në zonat malore të Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit. (A2 Televizion)