
Të gjitha grumbullimet publike dhe private me këdo jashtë shtëpisë janë të ndaluara në Los Anxhelos, pasi shumica e vendit përballet me një valë të paparë të Covid-19.
Ndalimi do të zgjasë tre javë, duke filluar nga e hëna dhe përfundon më 20 dhjetor.
Të 10 milionë banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mbajnë maska kur janë jashtë, kur shkojnë në plazh dhe parqe, tha Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit, i cili lëshoi urdhrin javën e kaluar.
Të gjitha terrenet e lojërave do të jenë të mbyllura, por plazhet dhe parqet do të mbeten të hapura për ata që jetojnë në të njëjtën familje.
Urdhri gjithashtu ul maksimumin e shfrytëzimit për bizneset thelbësore në 35%, dhe për bizneset jo-thelbësore, shërbimet e kujdesit personal dhe bibliotekat në 20%.
Bizneset që veprojnë jashtë, përfshirë qendrat e fitnesit, kopshtet zoologjike dhe kopshtet botanike, reduktohen në një kapacitet maksimal prej 50%.
Urdhri përjashton shërbimet në kishë dhe protestat në natyrë, të cilat janë të drejta, të mbrojtura me kushtetutë.
Los Anxhelos, qarku më i populluar në SHBA, kohët e fundit raportoi një numër rekord të infeksioneve të reja të Covid-19 dhe shumë vdekje në muaj. (A2 Televizion)