Në orët e fundit të merkatos së dimrit, Milani ka arritur të “pastrojë” skuadrën nga elementët që nuk janë më të dobishëm për skemën e re që po përdoret nga Stefano Pioli.
Rodriguez, Suso dhe Piatek janë larguar respektivisht te PSV, Sevilla dhe Hertha. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit kuqezi të kenë hapësirë për të blerë dhe përforcimi vjen nga Belgjika.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Alexis Saelemaekers, i cili luante për Anderlecht.
Futbollisti do të vijë i huazuar për 3,5 milionë euro, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 3,5 milionë euro të tjera. (A2 Televizion)
