
Sistemi VAR në futboll mbetet në qendër të polemikave. Në Botërorin e Femrave, gjatë ndeshjes Angli-Kamerun, VAR akordoi golin e avantazhit 2 me 0 të ekipit britanik.
Pas vendimit, futbollistet afrikane ishin dukshëm të zemëruara: diskutime me arbitren, e cila më parë e kishte anuluar golin dhe refuzimi për të rinisur lojën, që zgjati për afro 4 minuta.
Ndeshja vazhdoi mes gjesteve anti-sportive të afrikaneve, të cilat nuk pranuan të hynin në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit.
Polemikat vijuan edhe në 45 minutat e dyta, kur sistemi VAR i anuloi Kamerunit golin që mund të rihapte takimin. Në fund, Anglia fitoi 3 me 0 dhe u kualifikua në çerekfinalet e Botërorit të Femrave. (A2 Televizion)