Varhelyi përshëndet mbledhjen e Këshillit Politik

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 21:07 | Politikë
Varhelyi përshëndet mbledhjen e Këshillit Politik

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, ka përshëndetur me anë të një statusi në Tëitter mbledhjen e Këshillit Politik për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është rruga që duhet ndjekur për të ecur para në çështjet zgjedhore. Marrëveshja e 5 Qershorit të ruhet dhe të miratohet, pasi përbën një kusht thelbësor për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, shkruan Varhelyi në rrjetin social.

Mbledhja e tryezës së Këshillit Politik do të mbahet ditën e hënë, në orën 11:00. Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Këshillit, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos